Kur bëhet fjalë për sezonin e ardhshëm turistik, drejtori ekzekutiv i NHT “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq tha se është shumë vështirë të bëhen parashikime.
“Situata me virusin korona po zbutet ngadalë, mirëpo, tani kemi situatën në nivelin global. Lufta në Ukrainë mund të vështirësojë situatën, sepse sezonin e kaluar kishim shumë turistë nga këto treva”, tha Gjakonoviq.
Ai shtoi se Riviera e Ulqinit është në kontakte intensive me tregjet e reja, si dhe janë paraqitur disa partnerë të ri nga Polonia, gjersa në Serbi po hapen operatorët e ri turistik me të cilët po ashtu jemi në kontakt.
“Nëse plotësohen kushtet të cilët nuk varen nga ne, mendoj se mund të shpresojmë për një sezon të suksesshëm turistik”, tha Gjaknoviq.
Edhe pse vitin e kaluar e shënoi pandemia, Gjakonoviq deklari se sezoni turistik në Ulqin e tejkaloi pritshmërinë.
“Ne ishim në rreth 80 për qind të realizimit të vitit 2019, i cili ishte vit rekord. Kur shikojmë rezervimet momentale, shprsojmë se sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë se ai paraprak”, përfundoi Gjakonoviq.