Kryetari i Shoqatës për kthimin e Ullishtës në Valdanos Luka-Batko Gjakonoviq tha se do të organizohet tubimi protestues i ish pronarëve dhe ullishtarëve në mënyrë që Qeveria e Malit të Zi të paralajmërohet edhe njëherë në nevojën e mbrojtjes dhe revitalizimit të këtij lokacioni, si dhe të kthimit të pronës pronarëve të vërtet.
“Ullishta në Valdanos është turpi i Malit të Zi dhe “vrima më e madhe e zezë” nga Debeli Brijegu deri në lumin Buna. Gati 18 mijë rrënjë ullinj të rrethuara nga teli po shkatërrohen me dekada, ndërsa përveç ish pronarëve kjo gjë askënd nuk e brengos. Hapësira është e devastuar, e pakalueshme deri në atë masë sa që as dhitë nuk mund të kalojnë atypari. Kjo është katastrofë si asnjë tjetër dhe njollë e madhe në fëtyrën e shtetit”, tha ai për “Dan” duke shprehur bindjen se drejtuesit e vendit nuk e dinë situatën në këtë “gji të paqes”.
Për këtë arsye Gjanoviqi iu dërgoi apel që të vijnë dhe të binden në gjendjen e vërtet. “Kur hapnim rrugët vitin e kaluar, ishte njëjtë sikur të shponim tunelin e Sozinës. Nuk shihet as majta e as djathtas, madje as qielli nuk shihet”, shtoi ai.