Gjarpri është, pohon Aleksandar Stipçeviq (1976), simbol i cili në mes të gjithë tjerëve ishte më i rëndësishmi dhe “më iliri” në të gjithë trojet ilire. Ai është konsideruar si rojtar i shtëpisë dhe nuk guxohej të vritej, sidomos jo të prehet përgjysmë.
Për Ilirët, pra, ishte shumë i rëndësishëm kulti i gjarprit dhe e gjithë ornamentika e tyre ishte imitim i dizajnit të krijesës ndoshta më të bukur në natyrë, të cilës, me apo pa vetëdije, të gjithë i frikësohemi, për shkak të helmit që ka.
Në të vërtet bëhet fjalë për, siç na thonë Ilirët e vjetër, krijesa dashamirëse të cilat nuk do të sulmojnë njeriun nëse nuk frikësohet nga agresiviteti apo pakujdesia e tij.