Gjatë vizitës në Mal të Zi: PËR PRINCIN CHARLES VAJI NGA ULQINI

Princ CharlesPrinci britanik Charls dhe bashkëshortja e tij dukesha Camilla paralajmëruan se do të vijnë në Mal të Zi të premten e ardhshme.

Gjatë qëndrimit në Cetinë ato do të jenë të pranishëm në festivalin e ushqimit dhe pijes ku do të kenë mundësi të provojnë ushqimet tradicionale dhe të flasin me “njerëzit” e thjesht, thotë CdM.

Me këtë rast në duart e çiftit britanik do të jetë edhe vaji nga Ullishta e Ulqinit.

“Kjo është reklamë për Mal të Zi dhe ne të gjithë. Po përgatisim për princin diçka tepër autentike, diçka çfarë ai nuk mund të marrë nga vendet ku shkon. Konkretisht, nga unë do të fitojë vaj ose fidan të ullirit autokton. Sidoqoftë, nuk kishte mundësi të fitojë vajin nga ulliri me vjetërsi 1000 ose 2000 vjeçare. Ky është vaj i veçantë”, tha për këtë portal ullishtari Fatmir Sadiku.

Edhe familja Kollari përgatit dhuratë të veçantë për princin. “Përgatisim vajin special nga ulliri i veçantë. Ky është vaj për kalorës. Kështu e quajmë ne – vaj kalorësish!”, tha Adnan Kollari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…