Disa organizata emigrantësh nga Mali i Zi në SHBA kanë paralajmëruar për datën 19 mars protesta masovike para Ambasadës së Malit të Zi dhe Kongresit të SHBA-së në Uashington.
Është lajmëruar që javën e ardhshme në kryeqytetin e SHBA-së kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të takohet me nënkryetarin Xhozef Bajden.
Në protestë janë ftuar shoqatat “Ana e Malit”, “Ulqini” dhe “Dedë Gjon Luli”, fondacioni “Dom Simon Filipaj” dhe “Plavë-Guci”, fondi humanitar “Malësia”, si dhe shoqatat patriotike “Malësia e madhe” dhe “Kraja”.
Ato kanë theksuar që “demonstratat e planifikuar janë mundësi që të ngrihet zëri protestues kundër politikës diskriminuese të cilën qeveria vazhdimisht e bënë ndaj Shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe që nga Gjukanoviqi të kërkojnë të gjitha të drejtat për Shqiptarët autokton në pajtim me konventat e botës demokratike”.