Gjeka: Abazoviqi ka shumë shanse të bëhet kryeministër

Dritan Abazoviç është emri më i përfolur për të qenë kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi pas votimit të mocionit të mosbesimit që i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re.

Mocioni i mosbesimit u iniciua nga Lëvizja URA, udhëheqës i së cilës është  vetë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç. Deputeti shqiptar në Mal të Zi Fatmir Gjeka, i ftuar në emisionin “Ballkan” në Abc News ka deklaruar se është hera e parë që një qeveri bie në këtë mënyrë.

“Që në fillim kemi deklaruar se kjo qeveri do të ketë jetë të shkurtër. Me rënien e qeverisë e cila ka rreth një javë që ka rënë.  Është hera e parë që një qeveri bie në këtë mënyrë. S’kemi pasur në 30 vjet një situatë të tillë politike në Mal të Zi”, tha ai.

Negociatat për formimin e qeverisë ai tha se do të vazhdojnë deri nga mesi i javës që vjen dhe sipas tij ka shumë shanse që Dritan Abazoviç të marrë mandatin nga presidenti si kryeministër i ardhshëm.

“Bisedimet janë duke vazhduar por ende s’jemi te përfundimi. Unë jam optimist që duhet të vijë deri te formimi i qeverisjes. Do të vazhdojnë bisedimet në javën e ardhshme. Kjo shumicë ashtu siç e keni bërë hyrjen tuaj, edhe kjo qeveri duhet të ketë detyrën e saj. Deri në të enjten të kemi edhe mandatarin e ri që do ta japë presidenti i Malit të Zi. Dritan Abazoviç nuk është konfirmuar ende.  Ka mundësi reale që Dritani ta ketë mandatin nga presidenti. Por ende jemi në bisedime”, tha Gjeka.

I pyetur se çfarë përfitojnë shqiptarët nëse në krye të qeverisë së Malit të Zi vihet Abazoviç, ai u shpreh se një nga çështjet më të rëndësishme është integrimi në BE.

“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarët. Ne kemi bë një hap pas për integrimin evropian. Pikat kryesore të kësaj qeverie do të jenë pikërisht integrimi në BE. Përfitimet janë të të gjithëve. Normal, edhe për shqiptarët”. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komuna: NË DITËT NË VIJIM NISË ZBUKURIMI I QYTETIT
Komuna: NË DITËT NË VIJIM NISË ZBUKURIMI I QYTETIT

Në fillim të javës së ardhshme do të fillojë zbukurimi tradicional i Ulqinit në prag të festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve. Siç mësojmë, qyteti do të dekorohet shumë më larmishëm se në vitet

Emërimet – diplomacia: BERNARD ÇOBAJ DO TË JETË I NGARKUARI ME PUNË I MALIT TË ZI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Emërimet – diplomacia: BERNARD ÇOBAJ DO TË JETË I NGARKUARI ME PUNË I MALIT TË ZI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bernard Çobaj, së shpejti do të emërohet i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, mëson Portali Ul-info. Mali i Zi dhe Republika e Kosovës

Sweet December – Ulqini 2022/23: BAZARI I VITIT TË RI, YJET E MUZIKËS DHE SHUMË AKTIVITETE TË BUKURA
Sweet December – Ulqini 2022/23: BAZARI I VITIT TË RI, YJET E MUZIKËS DHE SHUMË AKTIVITETE TË BUKURA

  Nëse dëshironi që dhjetorin dhe festat e fundvitit ti kaloni në bregdet, Ulqini është zgjedhja juaj e duhur sepse kete vit Ulqini do të shëndrrohet në një destinacion feste, festat e fundvitit do

Akademia e shkencave e Shqipërisë dhe Art Club: 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit
Akademia e shkencave e Shqipërisë dhe Art Club: 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë do të organizojnë veprimtarinë shkencore dhe jubilare “NJË KOMB – NJË GJUHË LETRARE”, me rastin e

Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”
Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”

Komuna e Ulqinit dhe SH.P.K. Putevi Bar, si ofertues me ofertën më të volitshme, kanë lidhur Kontratën për Rindërtimin – Asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës “28 Dhjetori”. Vlera e kontratës së nënshkruar