Gjeka: CUNGU ASGJË NUK BËRI PËR ULQIN, PËR VETE NDOSHTA PO

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Partisë demokratike (PD) Fatmir Gjeka tha se është i befasuar nga informata që në Panairin e Mynihut kryekomunari Nazif Cungu, me shpenzim të Komunës, ka kërkuar investitorë për patundshmëritë e veta.

“Fillimisht, nuk besova që kjo është e vërtet, por kur e pash dokumentin, atëherë u binda që është e vërtetë. Kjo shkakton dyshim që kryetari i Komunës këtë gjë e bënë privatisht, jo vetëm të fitojë ndonjë përqindje nga parcelat e veta, por edhe nga pronarët e parcelave tjera”, tha Gjeka për Televizionin Vijesti.

Sipas fjalëve të tija, Cungu ka përpara interesin personal nga ai i përgjithshëm.

“Ky kryetar i Komunës për qytet nuk ka bërë asgjë. Ndoshta për vete po, po për qytet asgjë”, shtoi lideri i PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…