Lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se ai dhe partnerët e deritashëm të koalicionit në nivelin komunal pajtohen që fajtori kryesor për zgjedhje të parakohshme është Forca e re demokratike dhe kryetari i saj Nazif Cungu. „Të ju them sinqerisht, nuk e di pse ai i kishte këto probleme me veten, e jo me partnerët“, tha Gjeka për Televizionin e Malit të Zi duke shtuar që Cungu është më përgjegjësi për këtë gjendje.
Cungu njëkohësisht ka akuzuar Gjeken që ai po prish pushtetin në Ulqin në mënyrë që të marrë funksionin e kryetarit të komunës.