Gjeka: CUNGU TË JAP DORËHEQJE DHE T’I KËRKOJË FALJE QYTETARËVE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Komunës së Ulqinit dhe lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se asnjëherë nuk ishte pengesë për çfarë do lloj marrëveshje politike dhe për të mirë të qytetit.

Ai për “Vijesti” tha se kërkesa për dorëheqjen e tij është tentim i Forcës që të ridrejtojë përgjegjësinë në partnerin konstruktiv të koalicionit mbasi që dështojë iniciativa e kësaj parti për mosbesimin e tij, e pastaj edhe të bllokohet jeta në komunë. “Për këtë arsye në interesin më të mirë e koalicionit dhe komunës tonë do të ishte që lideri i tyre të jap dorëheqje dhe të kërkojë falje nga qytetarët e Ulqinit”, tha Gjeka.

Sipas fjalëve të tija, drejtuesit e Forcës kanë luajtur letrën e gabuar dhe i kanë shkaktuar dëm të madh komunës, punëtorëve dhe tërë qytetit.

Gjeka shtoi se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme edhe për rikompozim të pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi