Gjeka: DËSHIROJMË TË BASHKOJMË PARTITË SHQIPTARE PËR ZGJEDHJET E ARDHSHME

Fatmir GjekaKryetari i komunës së Ulqinit dhe i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se brenda koalicionit qeverisës të gjithë qëndrimet lidhur me vendimet e rëndësishme dakordohen me durim dhe përgjegjësi.

“Matematikisht, deri tek shuma e dëshiruar e mandateve nuk arrihet vështirë, por është pikëpyetje e madhe çfarë do të na sillte rikompozimi i shumicës qeverisëse në kuptimin politik”, tha ai për “Pobjeda”.

Qëllimi i tij dhe i partisë së tij është, siç tha, unifikimi në një listë i të gjithë partive shqiptare në Mal të Zi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jam i bindur se kjo do të ishte racionale sepse me siguri do të merrnim një mandat më shumë, por edhe efektive sepse trupi votues do të ishte më i motivuar nëse do të shihnin se liderët e partive shqiptare janë unik në qëllimin që bashkërisht të punojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi”, theksoi Gjeka dhe shtoi: “Nëse ky është qëllimi jonë, e duhet të jetë, destabilizimi dhe rikompozimi i koalicionit aktual në Ulqin do të shkaktonte pasoja serioze negative”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi