Lideri i Partisë demokratike dhe bartësi i listës i koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“ Fatmir Gjeka ka hedhur poshtë dezinformatën e rëndë që ka „lëshuar negociatat me liderët e partive nacionale shqiptare, atë të Forcës Nazif Cungu dhe të Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka“.
„Këtë manipulim që është thënë nga Forca e kuptoj vetëm si tentim për të krijuar habi në trupin votues të njeriut i cili mbas humbjes në zgjedhje është në situatë të rëndë psikike“, tha Gjeka.
Ai shtoi që nuk kishte asnjëfarë negociatash, liderët e partive kanë ngrënë mëngjes në një lokal të Podgoricës mbas bisedimesh të drejtuesve të koalicionit në pushtet në Mal të Zi mbi nevojën e shpejtimit të procesit të integrimeve atlantike.
„Në këtë mënyrë Cungu vetëm diskualifikon veten si person serioz për negociata“, shtoi Gjeka.