Të premten, Komisioni i Venedikut miratoi Opinionin mbi Projektligjin për Ndryshimet në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave.
“Për Malin e Zi, çështja e të drejtave të pakicave ka rëndësi kushtetuese dhe shoqërore”, tha Ministri i të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, dhe Astrit Hoxha, Sekretar i Shtetit në atë departament, në takimin e Komisionit.
Ministri Gjeka falënderoi gazetarët, Sekretariatin dhe anëtarët e Komisionit të Venedikut për analizën e kujdesshme dhe dialogun konstruktiv që u zhvillua gjatë këtij procesi.
“Qeveria e Malit të Zi do t’i qaset me përgjegjësi finalizimit të tekstit ligjor. Ligji do të sigurojë pjesëmarrjen efektive të pakicave, institucione më të qarta dhe më të përgjegjshme, menaxhim transparent të fondeve publike dhe mbrojtje reale të të drejtave të anëtarëve të kombeve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë”, shtoi Gjeka.








