Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” ka vendosur mbrëmë të pranoj ftesën për bisedime me Forcën e re demokratike për formimin e pushtetit lokal në Ulqin. Përgjigja pozitive nga ky koalicion do ti dërgohet sot Forces, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjë dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve.
Lideri i UDSH-së Mehmed Zenka ka thënë që kjo parti është e hapur për bisedime. “Vetëm pa presione, duke parë realitetin”, tha ai.
Lideri i Forcës Nazif Cungu ka deklaruar të dielën për Antena M që kjo parti pret përgjigje nga koalicioni i Gjekes dhe UDSH. “Ju kemi ofruar koalicion pa asnjëfarë kushtëzimesh”, shtoi ai.