Liderët e koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“ Fatmir Gjeka dhe i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka kanë pohuar që kanë pranuar iniciativën e Forcës së re demokratike për fillimin e negociatave për formimin e koalicion paszgjedhor në Ulqin.
Këshilli qendror i Forcës të mërkurën njëzëri ka vendosur që kjo parti të inicioj negociatat e subjekteve politike shqiptare në mënyrë që të formohet pushteti i ri komunal.
Gjeka për „Dan“ tha që ky koalicion është i hapur për bisedime me subjektet politike shqiptare, por që është herët të flasim për rezultatin e këtyre negociatave.
Të njëjtin qëndrim kishte dhe kryetari i UDSH-së i cili shtoi që duhet të caktohet data e fillimit të këtyre negociatave. „Ne qëndrimin e vet do ta deklarojmë haptas pa dredha. Por dëshirojmë të dëgjojmë propozimet dhe në çfarë mënyrë subjektet e mëdha nacionale mendojnë të planifikojnë koalicionin e madh eventual, si dhe të sigurohemi në sinqeritetin dhe këmbënguljen e tyre“, theksoi Zenka.
Gjeka dhe Zenka, përndryshe, janë shumë të hidhëruar në liderin e Forcës Nazif Cungun për shkak të mënyrës si e ka keqpërdor fotografinë e bërë të martën në një restorant të Podgoricës me telefonin e tij celular.