Gjeka: DO TË FITOJMË 10 APO 11 MANDATE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar që koalicioni që ai udhëheq në zgjedhjet e ardhshme do të fitoj 10 apo 11 mandate. „Si njëra nga forcat më të fuqishme politike në Ulqin pres që do të udhëheqim me komunë të Ulqinit dhe që do të marrim përgjegjësinë“, tha Gjeka për „Pobjeda“.

Sipas fjalëve të tija, ky koalicion në negociatat e ardhshme rreth formimit të pushtetit të ri në Ulqin përparësi do ti jap partive qytetare dhe fuqive proevropiane.

Gjeka tha që pret që shtatë ditët e fundit do nxehet atmosfera parazgjedhore. „Pres dalje të madhe në zgjedhje – të tregojmë që jemi shoqëri me kapacitet të madh demokratik“, shtoi ai.

Me Partinë demokratike, koalicionin ku është Gjeka në krye, „Së bashku për të ardhmen e Ulqinit“, e përbëjnë Lëvizja qytetare „Perspektiva“ e Amir Hollajt dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi e Mehmet Bardhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…