Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka paralajmëruar se së shpejti do të nis realizimi i projektit të ndërtimit të fabrikës për pastrimin e ujit nga burimi.
Analizat të cilat po kryhen tash një muaj tregojnë se disa puse në burimin Lisën Borë kanë sasi të lartë të manganit, kështu që uji prej tyre është i papërdorshëm për konsum njerëzor.
“Por, uji nga Salçi, Gaçi, Milla dhe Kllezna është krejtësisht i rregullt për konsum. Po e përcjellim situatën dhe në rast të rezultatit të ardhshëm negativë, do të shqyrtojmë mundësinë e shkëputjes teknike të pusit në Lisën Borë nga sistemi i ujësjellësit”, tha Gjeka për “Vijesti”.









