Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se nga mediet ka mësuar për iniciativën që në rend të ditës të mbledhjes së ardhshme të Kuvendit komunal të jetë iniciativa që kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani të shpallet qytetar nderi i Ulqinit.
“Ne këtë vendim do ta përkrahim, edhe pse është i vonuar, sepse Nishanit për një muaj i kalon mandati”, tha Gjeka duke shtuar që nuk është mirë që, si lider i partisë e cila bënë pjesë në koalicionin qeverisës, të mësojë nga mediet për diçka të tillë.
“Nuk e di, ndoshta Cungu paraprakisht është rakorduar me PDS-në“, tha ai.
Gjeka vlerësoi se “me nisjen e kësaj iniciative kryetari i Komunës Nazif Cungu tenton të përmirësojë rejtingun e keq të cilin e ka në qarqet politike në Tiranë dhe Prishtinë”.