Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar që është urgjentisht i nevojshëm zgjerimi i pikës kufitare Sukubinë-Muriqan dhe mundësimi i qarkullimit të mallrave në këtë vendkalim.
“Kjo pikë kufitare është e projektuar për gjysmë milioni njerëz, ndërsa nëpër të tani kalojnë gati dy milion”, tha ai për mediet shqiptare.
Duke theksuar që sidomos gjatë muajve të verës të punësuarit në këtë vendkalim e kanë shumë të vështirë fizikisht të ballafaqohen me këtë fluks, Gjeka theksoi që prej tani duhet nisur me procesin e zgjerimit të kësaj pikë për sezonin e ardhshëm turistik.
Kjo pikë e parë e përbashkët kufitare në Europën juglindore është hapur në maj të vitit 2002.