Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se konkursi për zgjidhjen urbanistiko-arkitektonike për Ranë është shpallur në bazë të PDU-së i cili është votuar para disa viteve, e për të cilin ka votuar edhe Forca.
Ai tha se mbas sjelljes së këtij dokument do të nis ndërtimi i një sërë objekteve në Ranë, ndërsa investimet e përgjithshme do të jenë më të larta se pesë milion euro.
Sipas fjalëve të tija, një ose më shumë ashensorë të cilët do të ndërtohen në këtë hapësirë atraktive e cila i takon komunës do të jenë në përdorim publik. “Të gjithë vendimet që kanë të bëjnë me këtë gjë do të sillen në organet e koalicionit”, shtoi ai.
Kryetari i Forcës Nazif Cungu ka thënë për “Vijesti” se ka krijuar përshtypjen që kryetari i komunës do të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e lokalitetit për ashensor.
“Përkrahjen tonë nuk do ta ketë asnjë kryetar i cili me vendimet e veta shkatërron hapësirën, sidomos Kalanë”, tha ai.