Gjeka: GATI PËR ZGJEDHJE, DO TË JEMI NË PARLAMENTIN DHE QEVERINË E ARDHSHME

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, ka deklaruar se partia e tij është gati për zgjedhje.

“Ne bëmë një marrëveshje me Forcën e Re Demokratike për një koalicion parazgjedhor, u dërguam një propozim partive të tjera kombëtare shqiptare për të diskutuar mundësitë për zgjerimin e kësaj aleance. Jemi të sigurt se do të ruajmë statusin parlamentar dhe më pas do të jemi pjesë e mazhorancës qeverisëse”, theksoi ai.

I pyetur për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, Gjeka u përgjigj: “Ne mendojmë se nëse ka vullnet politik, duhet ta bëjmë vetëm për shkak të sezonit turistik që tashmë ka filluar dhe që sipas të gjithë gjasave, njoftimeve dhe rezervimeve do të jetë jashtëzakonisht e mirë”.

One Response

  1. Ishalla PD edhe Forca kalojn n’kta zgjedhje njisej si kajn kalu n’zgjedhjet e Tuzit, edhe pak ma dobt, nuk kishte qen keq per Ulqin e as per Shyptart e MZ. Ju jeni ba fotelasha, tana i bani vec me kap fotelen, e aja isht mir vec per ju e shum keq per popull. Ishalla mas ktyne zgjedhje keni me qen nen cenzus e votat e juja i merr Unioni edhe dicka LDMZ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi