Deputeti në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se është i habitur me deklaratën e cila sot është paraqitur në gazetën e pavarur „Vijesti“ me të cilën, siç tha, tash sa vite ka komunikim shumë të mirë.
„Informata që gjoja kryeministri Millo Gjukanoviq më telefonoi dhe më kërkoi falje për deklaratën e dhënë në Bijello Pole është fryt i interpretimit të kafenesh, e jo i ngjarjes së vërtet“, tha Gjeka.
Ai shprehu pritshmërinë që “ky episod i pakëndshëm” megjithatë nuk do të prish bashkëpunimin me këtë gazetë më me influencë në vend. “Sa i përket meje, ai veçanërisht do të përmirësohet nga vendi i kryetarit të komunës”, shtoi Gjeka.