Gjeka: „K1“ ËSHTË RAST PËR PROKURORIN SHTETËROR

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka, Partia demokratike, Demokratska partijaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka ftuar sot organet shtetërore të Malit të Zi që të kyçen në zbardhjen e të vërtetës në “rastin K1”.

“Sepse, nëse do të miratohet kërkesa e prokurorit, Atlas grupës, e cila kërkon nga komuna e Ulqinit 10,5 milion euro në emër të dëmit të cilin e bëri dikush tjetër, kjo do të sillte deri tek bllokada dhe paraliza totale e punës së administratës lokale me pasoja të paparashikueshme”, tha ai në konferencë për shtyp në të cilën ishin të pranishëm dhe tre nënkryetar të komunës dhe kryetari i Parlamentit lokal Fuad Haxhibeti.

“Ne si qeverisje lokale nuk jemi në gjendje të marrim mbi veti tërë këtë përgjegjësi. Nëse kjo situatë bëhet realitet, pushteti jonë ekzekutiv dhe ligjvënës është e gatshme të ja kthejë mandatin qytetarëve, sepse vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e mëtejme të qytetit”, shtoi Gjeka.

Sipas fjalëve të tija, zyrtarët malazez janë të njoftuar rreth këtij rasti, ndërsa për çdo gjë do ti dërgohet raporti Delegacionit të BE-së dhe OEBS-it në Podgoricë, si dhe të gjithë përfaqësive diplomatike.

“Ne kemi durim dhe shpresojmë që vendimi i Gjykatës ekonomike do të jetë korrekt dhe i paanshëm”, tha kryetari i komunës së Ulqinit.

I pyetur a janë bllokada e xhiro-llogarisë së komunës në rastin “Partizanski put” dhe vendimi i pritur i gjykatës në “rastin K1” caktuara mbas vendosjes së pushtetit të ri në Ulqin, Gjeka u përgjigj që kjo do të shihet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.