Gjeka: KALLAÇ TË KTHEJË GJYSMË MILIONI EURO NË ARKËN E ULQINIT

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaGjykata supreme e Malit të Zi ka anuluar vendimin e Gjykatës së lartë në bazë të të cilit avokati nga Rozhaja Nusho Kallaç në fund të vitit të kaluar morri nga Komuna e Ulqinit gjysmë milioni euro, shkruan “Vijesti”.

Kryetari i deritashëm i Komunës Fatmir Gjeka ka thënë se Kallaç duhet të kthejë paratë në arkën lokale.

Gjeka më herë ka paralajmëruar se bëhet fjalë për aferë gjyqësore e cila ka elemente korruptive dhe thirri prokurorinë të reagoi.

Bëhet fjalë për lëndën gjyqësore e cila daton para më shumë se tre dekadash. Kallaç kërkoi nga Komuna e Ulqinit kompensimin për marrjen e tokës për parkingun e ish hotelit “Galeb” i cili i takoi kompanisë “Progres” nga Piroti.

Mbasi që ndërmarrja shkoi në faliment kontestin e bleu avokati i saj Kallaç për 70 mijë euro.

Kërkesën e tij për kompensim e hodhi poshtë Gjykata themelore e Ulqinit, ndërsa Gjykata e lartë në Podgoricë vlerësoi se bëhej fjalë për cesion dhe solli vendimin për pagesën e kompensimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi