Gjeka: KAM KOMPETENCA, I SHFRYTËZOJ (+ Video)

Fatmir GjekaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë se në bisedime me subjektet përgjegjëse politike do të kërkojë daljen nga kjo situatë në të cilën ndodhet kjo komunë.

Në dyvjetorin e zgjedhjes në këtë funksion ai në konferencë për shtyp tha se nuk është i kënaqur me atë çfarë është arritur dhe realizuar.

Për gjendje të tillë Gjeka akuzoi partnerin e deritashëm të koalicionit Forcën e re demokratike duke thënë se kjo parti ka bërë obstruksion dhe ka bllokuar pushtetin lokal dhe shmangu sjelljen e mbi 80 vendimeve të cilat qëndrojnë në sirtarin e kryetarit të Kuvendit, duke përfshirë aty edhe buxhetin për këtë vit.

Në pyetjen për shkarkimin e tre sekretarëve nga radhët e Forcës, kryekomunari ka thënë se ka kompetenca ligjore dhe ai i shfrytëzon.

Gjeka shtoi se është i gatshëm për çdo skenar. “Për rikompozim, por edhe për zgjedhje të parakohshme, kur do që të caktohen ato”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi