Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka deklaroi se ndjen nder dhe kënaqësi të veçantë që është i ftuar në fillim të shkurtit në Uashington të jetë i pranishëm në Mëngjesin e lutjes tek presidenti amerikan Donald Tramp.
“Faktin që jam, deri tani, i vetmi politikan shqiptarë nga Mali i Zi i ftuar në një ngjarje kaq të rëndësishëm të cilën e organizon presidenti i Amerikës, shtetit që është fuqia më e madhe botërore dhe mik i dëshmuar i popullit shqiptarë, po ashtu e përjetoj si mirënjohje ndaj politikës të cilën e bënë partia jonë politike prej themelimit”, tha Gjeka.
Ai shtoi se Mëngjesi i lutjes dhe qëndrimi pesëditorë në SHBA do të jetë mundësi e mirë për realizimin e kontakteve me shumë personalitete të njohur.
Mëngjesi i lutjes është traditë e vjetër mbi gjashtë dekada e gjysmë sipas të cilës për çdo vit, në lutjen e përbashkët mblidhen presidenti i SHBA-së, anëtarët e Kongresit, Senatit, politikanët amerikan dhe liderët ushtarak, si dhe mysafirët e nderuar nga të gjithë anët e botës.








