Gjeka: KOALICIONI QEVERITAR NË ULQIN NUK EKZISTON TASH DY MIUAJ

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë se që prej 16 nëntorit të vitit të kaluar ka pushuar së funksionuari koalicioni qeveritar në Ulqin.

Këshilltarët e Forcës së re demokratike asokohe kanë nënshkruar iniciativën për votimin e mosbesimit të kryetarit aktual të komunës, por klubet tjerë nuk i përkrahën në këtë gjë, kështu që iniciativa mbeti vetëm në tentativë.

„Komuna nuk mund të jetë pa kryetar. Ai do të jetë në funksion deri në momentin që të formohet ndonjë shumicë e re, e cila do të rrjedhë nga marrëveshja, e mund të kemi edhe votime të reja“, theksoi Gjeka.

Sipas fjalëve të tija, kështu nuk mundet më. „Në situatë në të cilën ndodhet Komuna, mund të na ndodh që Qeveria e Malit të Zi të vendos udhëheqësi të dhunshme“, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi