Lideri i Partisë demokratike dhe bartësi i listës së koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka ka thënë që ka marrëveshje koalicioni me Partinë demokratike të socialistëve dhe në nivel lokal. Në këtë dokument “Vijesti” kishin qasje dhe siç shkruajnë, Partia demokratike me atë është obliguar që mbas zgjedhjeve koalicionin së pari të ja ofroj PDS-së.
“Dhe asgjë më shumë se kaq. Do ti ofrojmë koalicion me kushtet tona të cilat do të nënkuptojnë dhe funksionin e njeriut të parë të qytetit”, theksoi Gjeka.
Ai më herët deklaroi që do të flas fillimisht për të gjitha me anëtaret e koalicionit të cilat i ka udhëhequr në këto zgjedhje, Iniciativën qytetare “Perspektiva” dhe Lidhjen demokratike në Mal të Zi.