Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë mbas vizitës që i bëri emigruesve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kjo administratë lokale do të themelojë zyrën për diasporë.
Ai në deklaratë për “Vijesti” ka paralajmëruar që vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i shkollës në Sukubinë, të cilën me shuma të njëjta do ta financojnë shteti, komuna dhe diaspora.
Sipas fjalëve të tija, kërkesat e diasporës shqiptare në SHBA janë të ngjashme me kërkesat e partive nacionale shqiptare në Mal të Zi.