Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar për “Vijesti” që më shumë se 80 vendime të ekzekutivit presin miratimin në Parlamentin lokal.
Nga PSD-ja pak kohë më parë kanë njoftuar se gjatë këtij viti është mbajtur “vetëm në gjysmë seancë e Kuvendit komunal, ndërsa edhe kjo mbledhje u mbyll pa u përfunduar të gjitha pikat të cilat ishin në rend të ditës”.
Siç tha këshilltari i kësaj parti Ardijan Kasneci, në sirtarin e kryetarit të Kuvendit ndodhen aktet të cilët janë ngushtë të lidhur jo vetëm me realizimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve por edhe me mbushjen e buxhetit komunal.
“Ndër këto akte ndodhen edhe planet urbanistike të cilët kanë kaluar procedurën e paraparë dhe i kanë të gjitha pëlqimet e nevojshme të Ministrisë”, tha ai duke vlerësuar se bëhet fjalë për vetobstruksion të pushtetit lokal.