Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar që dje e ka thirr kryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Partisë demokratike të socialistëve Millo Gjukanoviq për shkak të kërcënimeve që të martën i ka deklaruar për shkak të arritjes së koalicionit paszgjedhor në Ulqin. “Më tha që ishte pak nervoz dhe që nuk është ashtu”, tha Gjeka për “Vijesti”.
Gjukanoviq, siç shkruan kjo gazetë, për të njëjtën arsye ka thirr dhe kryetarin e Forcës Nazif Cungun.
Por, zëdhënësi i partisë së Gjukanoviqit Çasllav Veshoviq për “Vijesti” tha që lideri i PDS-së nuk ka thirr Cungun dhe Gjeken. “Sidomos nuk ka kërkuar falje dhe nuk e shoh arsyen pse do ta bënte. Në deklaratën e Gjukanoviqit nuk kishte asgjë ofenduese ndaj dikujt”, mendon Veshoviq.