Gjeka: MIRËSEVINI BUKUROSHET SHQIPTARE

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka, Partia demokratike, Demokratska partijaNdihem thellësisht i gëzuar që ky eveniment shumë i rëndesishëm kulturor, kete vit mbahet ne qytetin e lashte te Ulqinit.Vleresoj se aktiviteti ka dhe simboliken e vet, si shprehje e ndjenjes se nje komunikimi dhe bashkepunimi vellazerore.

Kultura dhe arti i bashkojne popujt dhe ky eshte dhe mesazhi qe do te percoje  ky eveniment kulturore.

Ulqini eshte nje qytet me vlera te jashtezakonshme  jo vetem turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerezore, te cilat e kthejne ate ne nje vend interesant  per cdo vizitore.

Afer  detit afer mbretit, kjo shprehje popullore duket se e ka vleren me te madhe  kur flasim per Ulqinin. Ketu, prej shekujsh eshte respektuar bukuria femerore, asaj  i jane thurur legjenda, poezi e kenge. Femren ketu e kane krahasuar me ‘hyjneshat’, ‘perrite’, ‘flockat dhe zanat e detit’…

Vendi ku do te mbahe gara e Miss Shqiperise eshte Kalaja e  Ulqinit. Ajo eshte dhe mbetet simbol i qytetit qe terheq interesimin e  turisteve.  Ajo eshte nder te rrallat kala  qe edhe sot e kesaj dite eshte e banuar. Ndertimi dhe historia qe bart ajo e ben Ulqinin pjese te vyer te historise dhe nje vecanti turistike.

Ulqini po ashtu ka pasuri te medha natyrore dhe kulturore qe vlejne te vihen ne pah per te zhvilluar turizmin e qendrueshem qe eshte dhe dega kryesore ekonomike e ketij qyteti.

Ulqini e meriton zhvillimin e nje aktiviteti te tille, Ulqinaket edhe kete rradhe e do te deshmojne se dijne te organizojne dhe te presin mysafiret.

Ne Ulqin mikpritja eshte proverbiale, andaj  nga zemra ju themi – Miresevini ne Ulqin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi