Gjeka në press: SEZONI 2015 JASHTËZAKONISHT I SUKSESSHËM

Kabineti, KabinetKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka mbajtur sot konferencën për shtyp në të cilën para së gjithash është falënderuar të gjithë turistëve që për vend pushimi zgjodhën Ulqinin. „Duke iu falënderuar atyre ne sot flasim për një sezon jashtëzakonisht të suksesshëm“, tha ai dhe njëkohësisht shprehu falënderimin të gjithë atyre që kontribouan në suksesshmërinë e sezonit.

Duke folur për segmentet e ofertës turistike, kryetari theksoi se kishim furnizim të rregullt me ujë, që sasia e bërllogut të mbledhur është për 9,5 për qind më e lartë se një vit më herët, se Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit ka intervenuar mbi 200 herë në mënyrë të suksesshme, rendi dhe qetësia publike ishin në nivel të lartë, si dhe përmendi një sërë aktivitetesh kulturore të cilët janë mbajtur gjatë sezonit.

Ai tha se për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës elektrike është i nevojshëm sanimi i rrjetit elektroenergjetik.

Gjeka shtoi se rezultatet financiare të sezonit janë shumë të mirë, duke shtuar se që tani duhet të fillohet me përgatitjen e sezonit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi