Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës.
“Thonë se Zoti i do më shumë ata zemrat e të cilëve janë të lënduara. Dhe dhimbja më e madhe është ajo e nënës për fëmijët e saj të humbur. Për këtë për ne, të cilët në fatkeqêsinë e kujtdo shohim edhe fatkeqësine tonë, Nënat e Srebrenciës janë dhe nënat tona dhe streha jonë shpirtërore”, porositi ministri Gjeka.