Gjeka: NIMANBEGU UZURPOI KËSHILLIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka deklaroi se bojkoton punën e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) prej momentit kur në krye të tij ndodhet funksionari i lartë i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu.

“KKSH për Shqiptarët nuk bënë asgjë dhe ai praktikisht nuk ekziston. Këshilli ekziston në ligj, ka njerëz që punojnë atje”, tha Gjeka për “TV Vijesti”.

Ai shtoi se do të vazhdojë bojkotin e këtij institucion gjersa të zgjedhjet një përbërje tjetër. “Që aty të jenë njerëzit që nuk janë të kyçur në politikë, të cilët mund të japin kontribut më të madh në disa sfera tjera të jetës së Shqiptarëve, e jo dikush që uzurpon dhe familjarizon KKSH-në”, theksoi lideri i PD-së duke përsëritur që “Nimanbegu nuk është dhe nuk mund të jetë, edhe pse ai do të dëshironte, përfaqësues i të gjithë Shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin