Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar që kjo parti, si dhe PDS, UDSH, PSP dhe NOVA, përkrah që kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungut ti votohet mosbesimi para miratimit të vendimit për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Nuk e kuptoj qëndrimin e PDS-së. Këtu nuk bëhet fjalë për seancë të zakonshme dhe sjelljen e disa vendimeve, me të cilat ato nuk pajtohen si parti dhe për këtë arsye nuk dëshirojnë të bëjnë kuorum. Cungu dy vite nuk ka dorëzuar raportin e punës dhe punon siç do vetë pa u konsultuar me partnerët e koalicionit për ç’arsye tash disa muaj mbizotëron kriza politike”, tha Gjeka për “Dan”.
Sipas fjalëve të tija, mbi këtë temë duhet të diskutohet para opinionit publik dhe para këshilltarëve. “Duke u shmangur mbledhjeve nënvlerësohet Kuvendi dhe këshilltarët”, tha ai duke shtuar që PD do të përkrah shkurtimin e mandatit të Kuvendit sepse “kështu është e qartë që nuk ecën më tej dhe mandati duhet ti kthehet qytetarëve”.