Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se është evidente që koalicioni qeverisës nuk funksionon ma dhe se do të vijojnë negociatat me PDS-në dhe UDSH-në për formimit të pushtetit të ri.
„Në skenë është bllokada e punës së Kuvendit dhe të organeve të vetëqeverisjes lokale për ç’arsye vihet në pikëpyetje funksionimi i tyre dhe shërbimi i nevojave të personave fizik dhe juridik. Shumë vendime, të cilët jo vetëm janë të rëndësishme për vetëqeverisjen lokale por para së gjithash për qytetarët, e të cilat i kanë përgatitur organet e pushtetit ekzekutiv, janë bllokuar shumë gjatë nga ana e partnerëve tanë të koalicionit nga Forca“, tha Gjeka për „Dan“.
Ai tha se Forca ka „nisur iniciativën për shkarkimin e tij, por që, për fatin e tyre të keq, ka mbledhur vetëm tetë nga 11 nënshkrime të nevojshme“, në mënyrë që për këtë pikë të flitej në Kuvend.
„Për arsye të të gjithave që përmenda, në këto kushte është e pamundur të punohet“, theksoi Gjeka duke shtuar se tani gjëja më e rëndësishme është të punohet në zhbllokimin e punës së vetëqeverisjes lokale.