Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka tha se përgjegjësinë më të madhe për kaosin rreth ndërtimit ilegal të objekteve në territorin e komunës së Ulqinit e ka administrata lokale.
„Vonojmë me sjelljen e planeve, e njerëzit duan të ndërtojnë“, tha ai për „Vijesti“.
Gjeka apeloi tek inspektorët që të jenë më të ndjeshëm ndaj investitorëve. „Kjo kurrsesi nuk do të thotë që të ketë seleksion. Përkundrazi“, shtoi lideri i PD-së, partia e të cilit është pjesë e pushtetit lokal.








