Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar që është i njoftuar me vendimin e gjykatës në rastin e Organizatës turistike. “Pres që kjo çështje të zgjidhet shpejt. Duhet të veprohet sipas vendimit të gjykatës e pastaj do të shohim. Do të kemi me siguri tepricë punëtorësh kështu që disa do të shpallen tepricë teknologjike dhe do të largohen nga puna me dëmshpërblime”, tha ai për “Dan”.
Sipas fjalëve të tija, së shpejti do të bëhet ndërrimi i drejtuesve në OT kështu që me këtë çështje do të merret drejtori i ri. Në pyetjen a do të kërkohet përgjegjësia për shkak të dëmit financiar i cili është krijuar Gjeka për momentin nuk deshi të përgjigjet.