Gjeka për protestën e Shqiptarëve në SHBA: ËSHTË MIRË QË GJUKANOVIQI ISHTE NË NJUJORK

Fatmir-Djeka-Lider-Demokratske-partije-DP“Gëzohem që kryeministri malazez Millo Gjukanoviq fitoi ftesën nga Këshilli kombëtar shqiptaro-amerikan (NAAC). Është po ashtu pozitive që ai morri pjesë në tubimin e tyre në Njujork”, deklaroi deputeti i Partisë demokratike në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka.

Ai për “Radio Mali i Zi” tha që nuk është i njoftuar krejtësisht mbi protestën e cila u mbajt nën organizimin e disa shoqatave të cilat grumbullojnë Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Protesta e pak më shumë se njëqind persona u mbajt para ndërtesës së OKB, është vazhduar para konsullatës malazeze në Njujork, ndërsa kulmoi para hotelit “Cipriani” ku NAAC organizoi tubimin vjetor “për nderë të individëve të cilët në mënyrë unike ndihmuan popullin shqiptarë”.

“Protestojmë që një organizatë aq e rëndësishme, siç është NAAC, në kremtimin vjetor fton Gjukanoviqin i cili cilësohet si politikan i cili ushtron politik antishqiptare nga e cila nuk hoqi dorë asnjëherë. Ai është një nga ideologët kryesor e shtypjes ndaj Shqiptarëve në Mal të Zi me anë të policisë, gjyqësorit dhe institucioneve shtetërore”, thuhet në reagimin e një pjese të organizatave shqiptare në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…