Ulqini, sipas parashikimit të Organizatës Turistike të qytetit, ky vit duhet të ketë rritje të numrit të turistëve për 15 për qind, do të realizohen rreth 1,2 milion bujtje, ndërsa pritshmëritë optimiste, siç than përfaqësuesit e saj, bazohen në rezultatet e arritura vitin e kaluar.
Drejtori i OT, Fatmir Gjeka, tha për “Info Biro” se këtë vit do të rikthejnë turneun në futboll në rërë, i cili dikur ekzistonte në Ulqin.
“Do të zgjasë dy javë dhe do të kemi skuadrat nga vendet e Evropës. Përgatitjet tashmë kanë filluar, mbajtja planifikohet për fundin e majit. Pastaj, për herë të parë kemi City game, të cilat do të zgjasin një ditë, në fund të majit ose në fillim të qershorit”, tha Gjeka.