Drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka deklaroi se nga fillimi i këtij muaji në rivierën e Ulqinit u regjistruan 500 mysafirë.
“Bëhet fjalë kryesisht për mysafirët nga rajoni”, tha ai për Televizionin e Malit të Zi.
Sipas fjalëve të tija, Ulqini është tërësisht gati për sezon, ndërsa pritet që ditët e ardhshme të rritet numri i mysafirëve.