Rruga Adriatik-Jon hap dyert e Europës, ndërsa lajmi që projekti i të ardhmes së krejt regjionit do të kalojë afër Ulqinit, ka gëzuar tërë Ulqinakët, njofton TV i Malit të Zi.
Kjo medie përcjell deklaratën e kryetarit të kësaj komune Fatmir Gjekes i cili tha se kjo rrugë do të ishte arteria kryesore në Ballkan. “Autostrada e cila do të ndërtohej prej Vlorës në Podgoricë, nëpër Ulqin e Tivar, do të nxiste ekonominë dhe turizmin dhe do të lehtësonte transportin e njerëzve dhe mallrave”, tha ai.
Në administratën lokale shpresojnë se rruga do të hyjë në Mal të Zi në Zogaj, nëpër urë mbi Bunë.









