Lideri i Partisë demokratike dhe deputeti i kësaj parti në Parlamentin e Malit të Zi Fatmir Gjeka ka deklaruar që kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu duhet të mbaj përgjegjësi që erdhi deri tek greva e punëtorëve në Qendër për kulturë.
“Shëndeti i njerëzve është më i rëndësishmi dhe duhet të bëhet çdo gjë në mënyrë që kjo situatë e vështirë sa më parë të zgjidhet”, tha ai për “Dan”.
Që kryetari momental i komunës ka përgjegjësinë më të madhe për grevën mendojnë edhe në anëtaren e dytë të koalicionit të deritashëm, Partisë socialdemokrate. Ato deklaruan që në llogarinë e komunës ka mjete të mjaftueshme që të zgjidhet ky problem.