Gjeka: SHPENZIMI I MJETEVE TË KOMUNËS VETËM ALIBI PËR TRADHËTINË E FORCËS

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka, Partia demokratike, Demokratska partijaKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë se akuza e Forcës së re demokratike për shpenzim irracional të mjeteve në Komunë të Ulqinit ishte alibi për tradhtinë të cilën e bëri kjo parti duke prishur qeverisjen lokale në të cilën edhe vet morri pjesë.
“Anëtari i saj është sekretar për financa, i cili ka nënshkrim të deponuar dhe i cili është përgjegjës për përcjelljen dhe realizimin e buxhetit komunal, i cili në çdo mënyrë duhet të tërheq vëmendjen çdo organi për tejkalim eventual të mjeteve”, tha Gjeka në intervistë për TV Mali i Zi dhe shtoi se Forca, pra, vërejtjet e veta duhet t’i drejtojë në punën e sekretarit të vet, e jo të kryetarit të Komunës.
Ai akuzoi Forcës për bllokim të sjelljes së 80 vendimeve në Parlamentin lokal me çka, siç tha, dëshirohej të bllokohej jeta në komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…