Gjeka: Shqiptarët ia kanë parë hairin qeverisë aktuale

Mali i Zi do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 11 qershor. Në këto zgjedhje, shqiptarët do të hyjnë në garë, por jo tërësisht të bashkuar.

Kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, në “Sytë 7” në Klan Kosova, bëri me dije se shqiptarët në Mal të Zi më së shumti u bënë bashkë në koalicionin “Aleanca Shqiptare”, e cila përbëhet nga Partia Demokratike, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Grupi qytetar “Lëvizja për Tuz”, raporton Klankosova.tv.

Ndërkohë, sipas tij, në garë është edhe Forumi Shqiptar i prirë nga Nik Gjeloshaj, dhe Unioni Demokratik, të cilët kanë bërë koalicion me subjektin politik të Milo Gjukanoviqit.

Gjeka, që aktualisht është edhe ministër i Pakicave në Qeverinë e shqiptarit Dritan Abazoviq, tha se ky i fundit do garojë si pjesë e një nisme qytetare, e përbërë nga të gjitha komunitetet në Mal të Zi.

Ndërkohë, sipas Gjekës, Mali i Zi edhe shqiptarët ia kanë parë hairin qeverisë aktuale, meqenëse në krye të saj ishte një shqiptar.

Ai, në “Sytë 7” në Klan Kosova, shtoi se shqiptarët janë avancuar në pozita politike si dhe janë bërë disa projekte të rëndësishme në të mirë të shqiptarëve.

Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, Gjeka tha se do vazhdojnë me punë të mira për shqiptarët, dhe përfshirje sa më të madhe të diasporës shqiptare.

Gjeka për fund shtoi se mundësia për të qenë përsëri një kryeministër shqiptar në krye të Malit të Zi është “kurrë s’i dihet”. /Klankosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi