Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se janë gjasat e vogla që partitë nacionale Shqiptare së bashku të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Nuk besoj se do të ketë një kolonë duke marrë parasysh që në ndërkohë janë thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet tyre”, vlerësoi ai.
Sipas fjalëve të tija, ligji zgjedhor dëmtoi Shqiptarët. “Këtë e tregon faktin që në përbërjen momentale të Parlamentit deputeti nga radhët e partive nacionale shqiptare “kushton” më së shumti”, theksoi Gjeka.
Dy koalicione të partive shqiptare të cilët në zgjedhjet në tetor të vitit 2012 kanë fituar gjithsej 9,5 mijë vota kanë nga një deputet në Kuvendin e Malit të Zi.