Ministri i të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, me rastin e festës së Fitër Bajramit, i ka dërguar urim Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Haxhi Rifat ef. Fejziq, dhe të gjithë besimtarëve.
“Dëshiroj që Zoti ta pranoi agjërimin dhe lutjet tuaja. Dhe shpresoj që këtë festë të madhe ta pritni në gëzim shpirtëror, paqe e shëndet, duke e festuar Bajramin me të dashurit, miqtë, fqinjët dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, thuhet ndër të tjera në urimin e Gjekës.