Kryetari i Komunes se Ulqinit z. Fatmir Gjeka priti sot ne nje takim pune drejtorat e shkollave fillore te qytetit tone .
Ne takim u be fjale per pergatitjet qe jane bere per fillimin e Vitit te ri shkollore.
Vemendje e vecante iu kushtua transportit falas te nxenesve. U tha qe Komuna, edhe pse eshte duke u ballafaquar me veshtiresi financiare, nuk heq dore qe te realizoje kete projekt i cili asaj do ti kushtoje rreth 90 mije euro per vitin shkollore. Llogaritet qe ne kete shume te participoje edhe Qeveria, respektivisht Ministria perkatese.
Transporti i femijeve falas, sipas te gjitha gjasave do te filloje ne muajin tetor. U la qe edhe shkollat te marrin obligimet e tyre.
Kjo nisem e Komunes u pershendet nga drejtorat e shkollave.
Kryetari Gjeka dhe bashkepunetoret e tij u interesuan edhe per zhvillimin e punimeve neper shkolla dhe shprehen gadishmeri per ofrimin e ndihmes ne kete drejtim.