Kryetari i komunës së Ulqinit dhe njëherazi kryetari i Partisë Demokratike Z.Fatmir Gjeka uron të gjithëve besimtarëve katolik Festën e Krishtlindjeve.
“Në këto ditë feste, Ju shprehi urimet e mia më të përzemërta! Paçi fat, mbarësi, begati dhe lumturi gjithmonë në familjet Tuaja”, thuhet në urimin e kryetarit Gjeka.
Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Unioni Demokratik i Shqiptarëve i përgëzon të gjithë besimtarët Katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Kjo festë le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë, për më shumë paqe, bashkëjetesë e harmoni që gjithë sëbashku ti gëzojmë festat e njëri-tjetrit pavarësisht nga përkatësia fetare.
Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.
Gëzuar festën e Krishtlindjes !
Shërbimi informativ të UDSH-së
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik ju uroj gëzuar Krishtlindjet.
Të nderuar besimtar, të nderuar shqiptar kudo që ndodheni, festat janë një rast i shkelqyer, për të bërë vizita të ndërsjallta, për të përcjellur dashuri, respekt, e unitet ndër shqiptarët e të gjitha besimeve, uroj që kjo traditë të vazhdoj përgjithmonë.
Edhe njëher,
Gëzuar dhe për shumë mot!
Me respekt,
Kryetari i Këshillit
Genci Nimanbegu
” Këshilli komunal URA Ulqin ju uron Krishtlindjen të gjithë besimtareve katolik me fjalën e vjetër-tradicionale; urime dhe për shumë mot Kërshëndellat, duke ju dëshiruar që të keni duresë dhe ta edukoni syrin, veshin, gojën e zemrës. Me të cilën gjë do të ndërtoni urat e thyera dhe rrugët e prishura, për një të ardhme më të bukur dhe më fatlume. Ju bekoftë, i Madhi Zot! Paçi begati dhe një Vit të Mbarë!!!”