Gjeka: URIM PËR DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT

Fatmir GjekaKryetari i Komunës Fatmir Gjeka uroi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në mesazhin e tij thuhet se ,,pa liri të shprehjes së lirë të mediave dhe gazetarëve nuk ka shoqëri të hapur dhe demokratike”.

„Kjo është aksiomë e dëshmuar në tërë botën, kështu është dhe në Ulqinin tonë.

Të bindur në atë që një medije e lirë e shumëllojshme dhe e pavarur është esenciale në cdo shoqëri demokratike, bëjmë  përpjekje që ti lehtësojmë punën të gjithë atyre të cilët në  principet e etikës dhe profesionalizmit, në një situatë të veshtirë,  kryejnë misionin e tyre të rëndë, por fisnik dhe të bukur.

Mirëpo, këtu nuk përfshihen ata që këtë profesion e ushtrojnë rastësisht, për interesa dhe nevoja kalimtare, e jo për interesa publike.

Pikërisht për këtë, përgjegjësia ndaj bashkësisë së gazetarëve  është më e madhe, andaj kërkohet solidaritet dhe vendosmëri në mbrojtje të lirisë së shtypit.

Në këtë drejtim përherë mund të llogarisni në përkrahjen e administratës lokale”, thuhet ne mesazhin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin